Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mirsad Shkreta jep detaje rreth masave të MSH-së që hyjnë në fuqi nesër (VIDEO)

NULL NULL
14.04.2020 23:40

Mirsad Shkreta – shef i kabinetit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë detaje rreth masave të prezantuara nga kjo ministri për ta parandaluar përhapjen e Covid-19.

Në edicionin Special në Klan Kosova, ai ka theksuar se masat e reja hyjnë në fuqi nesër (15 prill, 2020) duke filluar nga ora 06:00.

“Me konfirmimin e rasteve të para me Covid-19, Qeveria ka nxjerrë vendimin e parë i cili ishte vendim që kufizonte lëvizjet e qytetarëve – i njëjti ishte kontestuar nga Gjykata Kushtetuese në kuptimin procedural – i njëjti aktvendim rithekson se Ministria e Shëndetësisë është autorizuar që të marrë vendime lidhur me situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë”.

“Masat e reja që do të hyjnë në fuqi që nga ora 6:00 dhe kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve ku posaçërisht ndalohet lëvizja e personave nën moshën 16 vjeç”.

“Sa i përket mediave, në vendim precizohet se në ekipin për realizimin e kronikave nevojiten tre anëtarë; atëherë ne kemi lejuar që në një veturë të udhëtojnë tre anëtarë maksimumi. Mirëpo ata duhet të jenë me masa mbrojtëse: me maska dhe doreza që nuk lejojnë të përhapet virusi”.

“Organet shtetërore duhet të rregullojnë asi soji transportin e tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë ta shpërndajnë virusin; përndryshe masat do ta humbasin efektin e tyre. Nëse ne lejojmë që 5-6 punëtorë të udhëtojnë në grup; atëherë të gjitha këto masa parandaluese e humbasin efektin e tyre”.

I pyetur nëse këto masa të reja janë antikushtetuese, Shkreta ka thënë se në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese përkufizohet se Ministria e Shëndetësisë autorizohet të merr vendime lidhur me luftimin e Covid-19.

“Pikërisht aktvendimi i Gjykatës Kushtetueses që konteston procedurat dhe pjesën ku kufizohet lëvizja e qytetarëve në tërë Kosovën – aty theksohet se Ministria e Shëndetësisë vazhdon të jetë e autorizuar që të merr vendime lidhur me luftimin e Covid-19”.

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nënkupton një serë masash që kërkojnë disa parakushte të cilat duhet të plotësohen. Përderisa situata është e menaxhueshme; atëherë nuk kemi parë elemente për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme