Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miratohet Rezoluta për Srebrenicën në OKB

NULL NULL
23.05.2024 17:24
srebrenica genocide
Një grua muslimane boshnjake lutet pranë monumentit me emrat e të vrarëve në gjenocidin e Srebrenicës, në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, në Potoçari, Bosnje, 27 janar 2024. Foto: AP

Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të  Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në këtë votim morën pjesë 193 shtete prej tyre, 19 ishin kundër dhe 68 abstenuan, gjatë votimit vendet nuk patën të drejtën e vetos.

Me këtë rezolutë 11 korriku do të caktohet si si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

Më 11 korrik të vitit 1995, policia serbe dhe ushtria serbe kishte kryer njërën prej masakrave më të mëdha, ku vranë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme