Miratohen gjashtë miliardë euro për Ballkanin, edhe Shqipëria merr një pjesë NULL NULL 04.04.2024 18:56 04.04.2024 18:56 Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për krijimin e një Lehtësie për Reformat dhe Rritjen Ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Dy miliardë euro grante dhe katër miliardë euro kredi do të jepen për partnerët e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e Instrumentit ekzistues për Asistencën e Para Aderimit, duke rritur kështu në mënyrë të ndjeshme ndihmën financiare për Shqipërinë, transmeton klankosova.tv. Marrëveshja e përkohshme, e cila u miratua këtë të enjte nga Presidenca e Këshillit Evropian dhe Parlamenti Evropian do të duhet që të marrë edhe një miratim final sa i përket rishikimit ligjor-gjuhësor, një procedurë kjo e cila vlen thjesht për formalitet. Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola shkroi në rrjetin social X se zgjerimi është mjeti më i fortë gjeopolitik i BE –së dhe investimi prej 6 miliardë eurosh në rajonin e Ballkanit Perëndimor do ta ndihmojë këtë rajon që të jetë gati me tregun e përbashkët përpara anëtarësimit. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor u prezantua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor të vitit të shkuar dhe vendi ynë pritet të përfitojë nga ky plan një miliard euro financim./abcnews.al