Miranda Kerr po bëhet sërish nënë (FOTO) NULL NULL 30.03.2019 19:30 30.03.2019 19:30 Miranda Kerr dhe Evan Spiegel po presin fëmijën e tyre të dytë së bashku, vetëm 10 muaj pas lindjes së Hart, transmeton Klan Kosova. Modelja 35 vjeçare dhe themeluesi 28 vjeçar i Snapchat, kanë ndarë lajmin e mirë përmes një deklarate. “Miranda, Evan, Flynn dhe Hart, janë në pritje të një anëtari të ri”, tha një përfaqësues i tyre. Evan dhe Miranda u martuan në maj të vitit 2017 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Hart, më 7 maj të vitit të kaluar. Miranda ka edhe një djalë tetëvjeçar nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Orlando Bloom.