Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miqësia me ish-at tregon shumë për personalitetin

NULL NULL
09.09.2016 23:04

Sipas hulumtimit të Univresitetit Oaakland, njerëzit të cilët kanë tipare të personalitetit më manipulues dhe shfrytëzues – kanë tendencë të mbesin miq me ish të dashur/at e tyre për arsye qoftë praktike por edhe seksuale.

Ata pytën 350 persona se cila mund të ishte arsyeja për të qëndruar miq me ish-at. Përgjigjet e tyre ishin nga më të ndryshme si për shembull: “Ai/ajo ishte dëgjues i mirë”, “Dëshiroja t’i merrja para”, “Ne bëjmë seks ndonjëherë”.

Më pas hulumtuesit pyetën një grup tjetër prej 500 personave për t’i listuar sipas rëndësisë të gjithë përgjigjet e këtyre 350 personave të parë, se cila do të ishte arsyeja më e fuqishme që ata të vazhdonin të mbesnin miq me ish-at e tyre.

Në fund, grupi prej 500 personave iu nënshtruan testit të personalitetit që të matet kështu ana e errët e karakterit si dhe sinqeriteti i tyre.

Rezultatet treguan se ata pjesëmarrës të cilët kishin tipare të karakterit më të errët, kishin më shumë tendencë që për arsye pragmatike të qëndronin miq me ish-at e tyre. Por personat të cilët kishin rezultate më të ulëta sa i përket sinqeritetit, kishin më shumë tendencë që arsyeja pse duhet të qëndronin miq me ish-at e tyre është për shkaqe seksuale.

Por sipas hulumtueseve nëse dy persona të cilët ishin në lidhje vazhdojnë të jenë miq, nuk do të thotë që duhet me patjetër të ndërpresin miqësinë e tyre. Ata sugjerojnë se nëse miqësia e tyre funksionon si duhet dhe i bënë të lumtur, atëherë ata duhet të vazhdojnë të jenë të tillë.

Mirëpo sipas tyre, nëse e keni vënë re që ish-i juaj vjen tek ju vetëm kur ka dëshirë ai ose ajo, ose kur pranë jush është një person tjetër atëherë ju duhet t’i thirrni mendjes. Kjo sipas hulumtueseve mund të jetë një shenjë që personi me të cilin keni qenë në lidhje nuk është fare stabil dhe ju duhet të ndërprisni çfarëdo lidhje që keni me të.

lajme të ngjashme