Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka shkatërruar dhjetëra dronë në disa rajone NULL NULL 17.03.2024 07:58 17.03.2024 07:58 Slavyansk-on-Kuban në Rusi u shënjestrua në një nga sulmet me dron Ministria ruse e mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë shkatërruar dhjetëra dronë në disa rajone anembanë vendit. Sulmi më i madh ndodhi në rajonin jugor rus të Krasnodarit, ku u vu në shënjestër një rafineri nafte. Në Ukrainë, zyrtarët raportojnë për sulme të reja ajrore ruse në qytetin port të Odesës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Autoritetet e Krasnodarit thanë se 17 dronë ishin lëshuar kundër rafinerisë së naftës në Slavyansk-on-Kuban dhe ishin neutralizuar, por sipas tyre njëri shkaktoi zjarrin teksa ra. Nuk raportohet për të vdekur si pasojë e zjarrit, i cili tashmë është shuar. “Katër dronë u kapën gjithashtu në rajonin Yaroslavl në veri të Moskës”, njoftoi tutje ministria e mbrojtjes.