Ministria e Shëndetësisë: Rreth 70 për qind e të vrarëve në Gaza ishin gra dhe fëmijë NULL NULL 02.12.2023 14:08 02.12.2023 14:08 Foto nga arkiva: Ndërtesa të shkatërruara nga sulmet izraelite në Gaza. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza ka thënë se numri i njerëzve të vrarë që nga fillimi i luftës ka tejkaluar numrin prej 15 mijë e 200. Kjo ministri ka bërë të ditur se 70 për qind e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Gjithashtu, në njoftim thuhet se më shumë se 40 mijë njerëz janë plagosur.