Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Interi bën goditjen e madhe: Zyrtarizohet John Stones

NULL NULL
30.07.2026 22:34

Interi ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës, duke zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit anglez John Stones.

32-vjeçari ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në “Giuseppe Meazza” deri më 30 qershor 2028, duke i dhënë fund aventurës së tij dhjetëvjeçare te Manchester City.

Stones vjen në Milano pas një periudhe të jashtëzakonshme nën drejtimin e Pep Guardiolës, ku u shndërrua në një nga shtyllat e repartit defensiv të “Qytetarëve”.

Karrierën profesionale e nisi te Barnsley, përpara se të transferohej tek Evertoni në vitin 2013. Tre vjet më vonë, paraqitjet e tij bindëse i siguruan kalimin te Manchester City.

Gjatë 10 sezoneve në “Etihad”, ai zhvilloi 295 ndeshje, shënoi 19 gola dhe fitoi një sërë trofesh, përfshirë gjashtë tituj të Ligës Premier, tri Kupa FA, pesë Kupa të Ligës, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Me Kombëtaren e Anglisë, Stones ka regjistruar 94 paraqitje, ka luajtur në dy finale të Kampionatit Evropian dhe ishte pjesë e skuadrës që e mbylli Kupën e Botës 2026 në vendin e tretë.

Interi pret që përvoja, lidershipi dhe aftësitë e tij në ndërtimin e lojës të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën e drejtuar nga Cristian Chivu në prag të sezonit të ri.

lajme të ngjashme