Ministri tunizian i Shëndetësisë jep dorëheqje pas vdekjes së 11 foshnjave NULL NULL 10.03.2019 09:27 10.03.2019 09:27 Ministri i Shëndetësisë së Tunizisë, Abderraouf Cherif ka dhënë dorëheqje pa vdekjes së 11 foshnjave të sapolindura në një spital në kryeqytetin Tunis, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Foshnjat vdiqën nga tronditja septike [ndërlikim i infeksioneve bakteriale] në spitalin e lindjes në Rabta me rreth datave 7-8 mars. Kryeministri Youssef Chahed tha se hetimet rreth praktikave mjekësore, farmaceutike dhe higjienike të institucionit shtetëror. Dorëheqja e Cherif vjen vetëm katër muaj pas emërimit të tij. Shoqërisa e pediatrisë tuniziane përmes një postimi në rrjetin social Facebok, u bëri thirrje autoriteteve që të “hedhin dritë” mbi rastin dhe kritikuan “kushtet e pasigurta në të cilat punojnë profesionistët shëndetësorë”.