Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri sugjeron sanksionimin e gazetës izraelite për mbulimin e luftës

NULL NULL
23.11.2023 18:50
Shlomo Karhi

Ministri izraelit i Komunikimit, Shlomo Karhi, akuzoi gazetën Haaretz për propagandë kundër shtetit të Izraelit gjatë kohës së luftës.

Në një letër, ministri i bëri thirrje qeverisë të ndalojë çdo reklamë në këtë gazetë dhe të mos hyjë në asnjë marrëveshje të re tregtare, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Karhi akuzoi mbulimin e Haaretz për marrjen e “një linjë të dëmshme që minon qëllimet e luftës dhe dobëson përpjekjet ushtarake dhe qëndrueshmërinë shoqërore”.

Ndërsa gazeta e cila është nga më të respektuarat në Izrael, ka mbajtur qëndrim kritik ndaj qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, dhe kushteve që i paraprinë sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.

Haaretz ka shkruar se kreu i qeverisë izraelite ka përgjegjësi për sulmet, sepse sipas tyre ka dështuar në identifikimin e rreziqeve.

 

lajme të ngjashme