Ministri izraelit: Vetëm dorëzimi total i Hamasit mund të ndalojë rifillimin e luftës pas armëpushimit NULL NULL 23.11.2023 22:47 23.11.2023 22:47 Foto ilustruese. Hamas Ministri izraelit i Ekonomisë, Nir Barkat, ka thënë se Hamasi po përpiqet të “zhvatë” Izraelin. Ai gjithashtu u shpreh se pengjet duhet të lirohen pa çmim, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Barkat tha se vetëm dorëzimi total i Hamasit mund të ndalojë rifillimin e luftës pas armëpushimit. “Nuk ka asnjë mënyrë në botë që ne të ndalemi derisa të kemi dorëzim total”, është shprehur ai.