Ministri izraelit i Mbrojtjes: Teherani do të digjet nëse sulmet vazhdojnë NULL NULL 14.06.2025 12:02 14.06.2025 12:02 Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të shtunën se njerëzit në Teheran do të paguajnë rëndë nëse Irani vazhdon me sulmet e tij me raketa, duke paralajmëruar se kryeqyteti iranian do të digjet. “Diktatori iranian po i kthen qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata – veçanërisht banorët e Teheranit – do të paguajnë një çmim të rëndë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë”, tha Katz pasi zhvilloi një takim mbi situatën me udhëheqësit e ushtrisë izraelite, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa në frontin e brendshëm izraelit, Teherani do të digjet”, shtoi Katz.