Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri izraelit i Mbrojtjes përshkruan planin për një fazë të re të luftës në Gaza

NULL NULL
05.01.2024 07:13
Gaza
Gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant zbuloi të enjten planet për fazën tjetër të luftës në Gaza, duke shfaqur një qasje të re luftarake në veri dhe një fokus të qëndrueshëm në shënjestrimin e liderëve të Hamasit në territorin jugor të enklavës.

Në fazën e tretë, ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Gazën veriore do të miratojnë një “qasje të re luftarake” që përfshin “sulme, shkatërrimin e tuneleve terroriste, aktivitete ajrore dhe tokësore dhe operacione speciale”, sipas Gallant, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në Gazën jugore, ushtria izraelite do të vazhdojë ndjekjen e liderëve të Hamasit në rajon “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Gallant.

Forcat izraelite të stacionuara në jug do të fokusohen gjithashtu në “mundësimin e kthimit të pengjeve” ende në robëri, shtoi ai.

lajme të ngjashme