Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli do t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo sulmit iranian NULL NULL 11.04.2024 22:52 11.04.2024 22:52 Foto ilustruese, Izraeli. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka thënë se Izraeli do t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo sulmi nga Irani. “Një sulm i drejtpërdrejtë iranian do të kërkojë një përgjigje të përshtatshme izraelite kundër Iranit”, është shprehur ai. Këto komente të Gallant vijnë derisa tensionet vazhdojnë të rriten në Lindjen e Mesme, me Iranin që premton të nisë një sulm hakmarrës, pas dyshimeve për një sulm izraelit ndaj ambasadës së tij në Siri.