Ministri i Kulturës takohet me tenorin Ramë Lahaj, bisedojnë për artin në Kosovë NULL NULL 19.05.2021 19:00 19.05.2021 19:00 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, është takuar me tenorin Ramë Lahaj, ata kanë biseduar për artin dhe kulturën, në veçanti mbi skenën muzikore në Kosovë. Në njoftimin e MKRS-së thuhet se kjo ministri shpreh falënderim ndaj Lahajt, i cili sipas tyre i ofroi ndihmë institucioneve qendrore të Kosovës të kontribuojë në ndërtimin e mëtejmë dhe avancimin e skenës muzikore dhe operistike në Kosovë.