Ministri i kabinetit të Xhaferit: Është një moment që duhet të tregojë unitetin e faktorit shqiptar në Maqedoni të Veriut NULL NULL 28.01.2024 14:55 28.01.2024 14:55 Foto: Klan Kosova Krenar Lloga, ministër i ri i Drejtësisë në Maqedoni të Veriut, ka thënë se sot është një ditë historike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kjo deklaratë e tij vjen për Klan Kosovën, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. “Në këtë përbërje qeveritare përveç që janë tetë ministra shqiptarë, është edhe kryeministri shqiptarë, kjo i jep peshë kësaj qeverie, është kryeministri i tretë shqiptar dhe i katërti pas Abazoviqit në rajon”. “Ndihem shumë i lumtur që me votat e Aleancës për Shqiptarët u bë edhe kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është një moment që duhet të tregojë unitetin e faktorit shqiptar në Maqedoni të Veriut. Kryeministri për 100 ditë do të përfaqësoj Maqedoninë e Veriut në rajon, dhe më gjerë”, ka thënë Lloga. /Klankosova.tv