Ministri i Jashtëm hungarez në Ukrainë për bisedime me zyrtarë të lartë NULL NULL 29.01.2024 12:57 29.01.2024 12:57 Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto ka mbërritur sot në Ukrainë për bisedime me zyrtarë të lartë. Ky udhëtim vjen disa ditë përpara një samiti të BE-së ku shpresohet se vendet anëtare mund të bien dakord për një paketë ndihme financiare për Ukrainën, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Hungaria më parë tha se do të bllokonte ndihmën e mëtejshme financiare për Ukrainën, por pastaj bëri të ditur ishte gati për kompromis pasi thuhet se BE-ka kishte hartuar plane për të goditur ekonominë e Budapestit. Szijarto do të jetë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Uzhhorod, me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba dhe shefin e kabinetit presidencial Andriy Yermak.