Ministri gjerman kërkon masa shtesë ndaj COVID-19 në disa rrethe NULL NULL 04.12.2020 09:41 04.12.2020 09:41 Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn bëri thirrje të premten për kufizime shtesë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në pjesë të Gjermanisë ku numri i infeksioneve është shumë i lartë. “Kur ka një numër më të lartë të infeksioneve në Gjermani, për mendimin tim ka nevojë për masa shtesë për të zvogëluar numrin e kontakteve përtej asaj që është rënë dakord,” i tha Spahn televizionit gjerman ZDF, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova. “Ne ende kemi shumë rrethe dhe rajone ku masat shtesë janë ende të nevojshme,” shtoi ai, transmeton Klan Kosova.