Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Balla përgëzon policinë e Shqipërisë për operacionet e fundit

NULL NULL
02.06.2024 14:36
Taulant balla
Arkiv: Taulant Balla

Ministri i Brendshëm i Shqiprisë, Taulant Balla ka përgëzuar policinë e Shqipërisë për operacionet e fundit.

Ai ka thënë se rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve, përcjell Klankosova.tv.

“Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve me armë zjarri, goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit/shpërndarjes së lëndëve narkotike, etj. Përgëzime Policisë së Shtetit  Durrës,  Elbasan, Tiranë e Vlorë dhe Policisë Kufitare në  Kakavije, Muriqan e Qafë Prush, për operacionet  e  fundit”, ka shkruar Balla në Facebook.

lajme të ngjashme