Ministrat e VV-së vizitojnë veriun, presin zgjedhje të mira (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 20.04.2023 20:34 nga Flamur Gajtani 20.04.2023 20:34 Koshtova e Vllahisë në Leposaviq qe ndalja e fundit e tyre para nisjes për Prishtinë. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla së bashku me kolegun nga Infrastruktura Liburn Aliu e atë të Drejtësisë Albulena Haxhiu, kaluan pasditen e së enjtes në veri të Kosovës. Haxhiu tregoi për Klanin se erdhën për të parë gjendjen e shqiptarëve dhe për t`u bërë me dije se dora e shtetit nuk do të mungojë për banorët e veriut. Nga veriu, e para e drejtësisë deklaroi se pret që votimet e të dielës në 4 komunat veriore të kalojnë pa tensione. Kolegët tjerë qeveritarë nuk deshën të flasin, por atë e bëri ish-kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri si bashkëpartiak i tyre ka një apel për shqiptaro-verioret. Vizita si kjo e të enjtes, sipas qeveritarëve nuk do të mungojnë as në të ardhmen. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.