“Minatori” i Mitrovicës inaugurohet të shtunën NULL NULL 08.03.2016 14:12 08.03.2016 14:12 Pas shumë prolongimeve, për shkak të vonesës së punimeve për renovimin e saj, salla e sporteve “Minatori”, buzë Ibrit, do të inaugurohet solemnisht të shtunën në orë 18:00. Kështu është vendosur në një takim që Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Safet Kamberi dhe drejtori ipër Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, që patën me drejtuesit e KB “Trepça”, udhëhequr nga drejtori sportiv Besim Braha. Inaugurimi solemn do të bëhet para se në orën 19:00, të nis ndeshja derbi në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Në takim është biseduar për përgatitjet e nevojshme për hapjen solemne të sallës, me ç’rast janë ndarë detyrat dhe përgjegjësit e komunës dhe të KB “Trepça”. Poashtu u tha se në inaugurimin solemn të sallës së rinovuar do të marrin pjesë mysafirë të shumtë nga institucionet më të larta të vendit, përfaqësues të lartë të BE, përfaqësues të institucioneve e asociacioneve të ndryshme sportive , transmeton Klan