Milan u përgjigjet gjigantëve anglez për Christian Pulisic NULL NULL 16.02.2026 20:52 16.02.2026 20:52 Christian Pulisic po shkëlqen te AC Milan dhe është bërë një nga faktorët kryesorë në sulmin e skuadrës. Sulmuesi 27-vjeçar është duke pasur paraqitje të jashtëzakonshme dhe është bërë shumë i kërkuar në tregun e transferimeve. Rossonerët e vlerësojnë Pulisic në 80 milion euro dhe janë të hapur për oferta, por vetëm për shumën e kërkuar. Sipas mediave italiane, Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Arsenal janë klubet më të interesuara nga Premier League për reprezentuesin amerikan, të cilat e ndjekin nga afër situatën e kontratës së tij, e cila skadon në 2027. /Klankosova.tv