Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milan përgatit revolucion në mesfushë

NULL NULL
01.05.2026 07:13

Milan po planifikon një ndryshim të madh në mesfushë për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport, drejtuesit kuqezi po punojnë jo vetëm për përforcime në sulm, por edhe për një riorganizim të plotë në repartin e mesit.

Youssouf Fofana dhe Ruben Loftus-Cheek mund të largohen, ndërsa e ardhmja e Luka Modric mbetet e paqartë, transmeton Klankosova.tv.

Në rast ndryshimesh, në skuadër pritet të mbeten vetëm emra si Adrien Rabiot, Ardon Jashari dhe Samuele Ricci.

Trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar si përforcim kryesor Leon Goretzka. Mesfushori gjerman pritet të jetë lojtar i lirë pas 30 qershorit dhe Milani ka avancuar ndjeshëm në negociata.

Megjithatë, Goretzka mund të mos jetë afrimi i vetëm.

Milani po ndjek edhe profile të tjera “box to box”, për të rritur forcën fizike dhe cilësinë në mesfushë. Në listë mbetet Javi Guerra (Valencia), ndërsa një tjetër emër i rëndësishëm është Ismaël Kone (Sassuolo).

lajme të ngjashme