Milan e ‘tmerron’ Napolin NULL NULL 02.04.2023 23:05 02.04.2023 23:05 Pretendenti kryesor për titull në Serie A, Napoli e ka pësuar një humbje të thellë nga kampioni në fuqi Milan. Në stadiumin “Diego Armando Maradona”, napolitanët humbën me rezultat 0:4. “Kuq e zinjtë”, dominuan totalisht ndeshjen. Llogarinë e hapi Rafael Leao, në minutën e 17-të. Tetë minuta më vonë në të 25-tën shifrat në 0:2 i çoi Brahim Diaz. Në minutën e 59-të në skenë doli sërish Leao për 0:3, e rezultatin përfundimtar e vulosi Alexis Saelemaekers. Napoli, ku luan edhe futbollisti i Kosovës Amir Rrahmani, është bindshëm i pari me 71 pikë, 16 më shumë se Lazio, që ka zënë vendin e dytë me 55 pikë. Skuadra e Stefano Piolit, renditet e treta me 51 pikë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Rafael Leao gives AC Milan the lead vs Napoli in the big match.#NapoliMilanpic.twitter.com/bqFgD0qCDI — $ (@samirsynthesis) April 2, 2023 owned #leao #ACMilan #napolivsmilan pic.twitter.com/3yLx8j0Zlw — mazdinhoo (@mazdinhoo_) April 2, 2023