Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Microsoft pushon edhe 1000 punonjës

NULL NULL
23.10.2015 13:50
Gjigandi softuerik po vazhdon me strategjinë e largimit të punëtorëve "të panevojshëm" nga puna.

Para pak muajsh, Microsoft pushoi nga puna 7800 punonjës.

Tani, kompania ka vendosur që të shkurtojë edhe 1000 vende të tjera pune, që zënë më pak se 1% të gjithë fuqisë punëtore të kompanisë me bazë në Uashington.

Microsoft mori këtë vendim pasi këto muajt e fundit ka pasur shumë rënie të të ardhurave. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, të ardhurat nga biznesi i telefonave pësuan rënie me 51% nga viti në vit.

“Shkurtimet do të bëhen në divizione të ndryshme të kompanisë në mbarë vendet ku ajo operon,” tha një zëdhënës i kompanisë për The New York Times.

Shkurtimet e mëparshme prekën vetëm biznesin e telefonave të kompanisë, ndërsa ky i fundit thuhet se do të prekë departamentet financiare dhe ligjore, edhe pse nuk është bërë akoma ndonjë konfirmim zyrtar.

lajme të ngjashme