Microsoft ofron Wi-Fi për miliona njerëz NULL NULL 03.06.2015 19:47 03.06.2015 19:47 Sipas VentureBeat, kompania softuerike Microsoft është duke zhvilluar një shërbim që do të ofrojë Wi-Fi falas në çdo vend të botës. Shërbimi i ri i quajtur Microsoft Wi-Fi, u pikas për herë të parë online nga një përdorues i Twitter por faqja e zbuluar tanimë është zëvëndësuar nga një grafikë “coming soon”. Në një deklaratë dërguar VentureBeat, një përfaqësues i Microsoft-it konfirmon se ky shërbim i ri është duke ardhur. “Ne konfirmojmë ardhjen e një shërbimi të tillë i quajtur Microsoft Wi-Fi i cili do t’ju ofrojë akses falas në Wi-Fi miliona përdoruesve. Detaje të tjera do të publikohen më vonë’, u shpreh përfaqësuesi i Microsoft, shkruan PC World.al. Ky shërbim do të implementohet në sajë të aplikacioneve të iOS, Android, OS X dhe Windows. Wi-Fi do të jetë e disponueshme dhe në formën e hotspoteve të vendosura të ajër. Një lajmërim zyrtar është duke ardhur por nuk është e qartë se rreth çfarë periudhë kohore mund të debutojë ky shërbim.