Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meta takohet me Bogdanoviçin në Mal të Zi, thotë se DPS-ja ka kontribut historik për arritjen e Pavarësisë

NULL NULL
20.05.2024 10:42
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një vizitë në Malin e Zi, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Socialistëve, Aleksandar Bogdanoviç.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një vizitë në Malin e Zi, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Socialistëve, Aleksandar Bogdanoviç.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale në krah të Bogdanoviç, Meta thekson se DPS, aktualisht në opozitë, është një gardiane e vlerave dhe rrugës euro-atlantike të Malit të Zi, pֻërcjell Klankosova.tv.

Meta falënderoi Bogdanoviç për pjesëmarrjen në Konventën e Partisë së Lirisë dhe nënvizon se në të ardhmen dy forcat politike do të kenë një bashkëpunim shumë të mirë për të ardhmen evropiane të dy vendeve.

“Shumë i lumtur të nis ditën në Mal të Zi, me takime në selinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), që ka një kontribut historik për arritjen e Pavarësisë, anëtarësimin në NATO dhe përshpejtimin e integrimit europian të këtij vendi fqinj, mik të vërtetë dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë”, ka shkruar Meta në Facebook.

“Sot DPS është në opozitë por një gardiane e vendosur në mbrojtje të vlerave dhe rrugës së qartë europiane e euro-atlantike të Malit të Zi dhe në të ardhmen Partia e Lirisë do të ketë një bashkëpunim edhe më të madh në interes të të dy vendeve dhe popujve tanë”.

“E falenderova Sekretarin e Përgjithshëm të DPS, z.Aleksandar Bogdanoviç për pjesëmarrjen në Konventën historike të Partisë së Lirisë dhe jam besimplotë se nëpërmjet forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes forcave tona politike do të japim një kontribut të vyer për të garantuar prosperitetin e pandalshëm të Shqipërisë, Malit të Zi dhe të rajonit tonë”.

“I lumtur të dëgjoja prej tij vlerësimet më të larta për Konventën tonë dhe sidomos për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë”.

 

 

lajme të ngjashme