Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mësuesja i thirri nxënësit në dasmë (FOTO)

NULL NULL
06.10.2016 21:33

Dasma është përherë një ngjarje shumë speciale. Mirëpo për Kinsey French, ishte e jashtëzakonshme.

French e cila vjen nga Kentucky, është mësuese e fëmijëve me Sindromën Down që tri vjet.

Ajo është shumë e dhënë pas tyre dhe e përkushtuar në punën që bën. Burri i saj, i kishte propozuar martesë para nxënësve të klasës, sepse e dinte se çfarë do të thoshin ata për të.

Kështu që kur erdhi momenti i ditës së madhe, ajo i ftoi që të gjithë në dasmën e saj.

Dy nga ta madje u bënë shoqëruesit e saj, duke e shtruar me lule rrugën drejt altarit.

 

lajme të ngjashme