Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mësuesi me shtrëngim unik duarsh me nxënësit e tij (VIDEO)

NULL NULL
02.02.2017 14:46

Një mësues i një shkolle fillore në Amerikë  ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t`u përshëndetur çdo ditë me secilin nga nxënësit e tij.

Bëhet fjalë për Barry White Jr., një mësues i klasës së pestë në shkollën fillore “Ashley Park” në Charloote të Karolinës Veriore shtrëngon duart në një formë tejet të veçantë  me nxënësit e tij 10 dhe 11-vjeçar para se të fillojnë mësimet, transmeton Klan Kosova.

Videoja me stilet e tij të duarve, për të cilat është  frymëzuar nga ikona e basketbollit LeBron James, thuhet se ka marrë më shumë se 29 milionë shikime në internet.

White Jr. e ka paraqitur  këtë edhe në emisionin e mëngjesit “Good Morning America”.

Ai tha se ky shtrëngim duarsh i bën nxënësit të ndihen më të sigurt para se të fillojnë mësimin, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme