Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mësohet për sa kohë do të jetë jashtë Gatti pas lëndimit të djeshëm

NULL NULL
03.12.2025 13:08

Pas kontrolleve të kryera në J|Medical, vijnë lajme të reja për mbrojtësin e Juventusit, Federico Gatti.

Bëhet fjalë për këputje të meniskut. Pas dëmtimit të pësuar në Kupën e Italisë kundër Udineses, të martën më 2 dhjetor, Federico Gatti iu nënshtrua ekzaminimeve për të kuptuar shkallën e problemit.

Në pritje të njoftimit zyrtar, Paolo Aghemo i Sky Sport raportoi se testet instrumentale zbuluan këputjen e meniskut të këmbës së djathtë për italianin, transmeton Klankosova.tv.

Mbrojtësi do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një muaj, me vitin 2025 që mund të konsiderohet i përfunduar për të. Në këtë drejtim Gatti do të humb ndeshjet me Napolin, Pafos, Bologna, Roma dhe Pisan.

lajme të ngjashme