Mesazhi i çiftit që vallëzon në metro (VIDEO) NULL NULL 23.06.2015 14:08 23.06.2015 14:08 Vallëtarët Phillip Chbeeb dhe Renee Kester, me një koreografi të tyre kanë arritur më shumë se 1 milionë klikime në You Tube. Aty vallëtarët, performojnë në një metro, e lëvizja e trupit të tyre duket si magjike, transmeton Klan Kosova. Sipas tyre, vallëzimi është mënyra e duhur për të mposhtur dhimbjen. Chbeeb dhe Kester, e kanë postuar videon më 11 qershor, dhe kanë lënë një përshkrim të performancës së tyre. “Çdo kush do të ju thotë që është vështirë që dhimbja të kalojë…dhe ashtu është”. “Që në fëmijëri na është thënë që të i përqafojmë më të mirat e eksperiencave tona, dhe të mos i përfillim gjërat e këqija… Por çka ndodh kur kujtimet më të bukura nga e kaluara, shkaktojnë dëm më të madh në të ardhmen tonë?”