Merz: Kosova dhe Ballkani forcojnë BE-në (VIDEO) NULL NULL 07.05.2025 20:30 07.05.2025 20:30 Vizitën e parë si kancelar i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, e bëri me patjetër në Paris. Pa u bërë 24 orë nga zgjedhja e tij në krye të Republikës gjermane, Merz, shkoi për takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Mysafiri nga Berlini, tha se me nikoqirin u morën vesh për një fillim gjermano-francez, për Evropën, që mbulon çështjet kyçe siç janë mbrojtja , siguria e të tjera. Në një situatë fort kritike gjeopolitike për Evropën dhe botën, zgjerimi i Unionit që ka 27 vende anëtare, mbetet top-prioritet, edhe për Merzin. Këtu bëhet fjalë për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë e Gjeorgjinë. Detajet ua sjell kronika: