Mercedes prezanton serinë CLE Coupe NULL NULL 04.07.2023 18:59 04.07.2023 18:59 Gjigandi gjerman i prodhimit të veturave Mercedes Benz, përfundimisht e ka gjetur pasardhësin e veturave C dhe E Coupe. Nesër, më 5 korrik do të lansohet seria e re CLE Coupe. Kjo seri do t’i zëvendësojë dy modelet e tjera Coupe apo (me dy dyer) C dhe E-Class. CLE do të garojë drejtpërdrejtë me BMW serinë 4 Coupe. Kjo seri e Benzit, do të “përditësohet” edhe me variantin e konvertueshme dhe AMG. Ende nuk janë bërë të ditur të gjitha detaje rreth kësaj veture. Megjithatë ky model do të ndjekë pak a shumë hapat e serisë sedan C-Class. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS