Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mënyra si kjo grua pastron dhe rregullon shtëpinë do t’ju ndryshojë jetën

NULL NULL
09.02.2019 12:30

Hidhni një sy rrotull shtëpisë. Sa rrëmujë ka? Sa gjëra të panevojshme mbani rrotull?

Sa libra që s’i keni lexuar kurrë rreshtoni në raft? Për sa enë kuzhine keni nevojë dhe sa keni realisht? Nuk mendoni se ky është momenti që diçka të ndryshojë?

Më 1 janar, Netix publikoi sezonin e plotë të “Tidying Up With Marie Kondo”. Publikoi çfarë? Oh, është një serial ku, Marie Kondo, këshilluese dhe eksperte e organizimit dhe pastrimit ndihmon familje të ndryshme të organizojnë dhe pastrojnë. Ngjan e mërzitshme, dhe është disi, por edhe të ndryshon jetën.

Le të nisim nga llimi. Marie Kondo, një 34-vjeçare japoneze, shkroi një libër të quajtur “The Life-Changing Magic of Tidying Up: The Japanese Art of Decluttering and Organising” në vitin 2011. Libri u botua në më shumë se 30 shtete dhe Marie u listua si një prej personave më me ndikim në botë për vitin 2015. Metoda e saj e organizmit dhe pastrimit është tejet popullore dhe efektive.

Ja si funksionon.

Ajo i ndan sendet në pesë kategori: veshje, libra, letra, komono (sende të ndryshme) dhe sende sentimentale. Organizmi nis nga veshjet, të cilat nxirren nga garderoba e bëhen bashkë në një pirg gjigant. Më pas, çdo veshje merret në dorë dhe nëse ngjall gëzim, mbahet. Nëse jo, falënderohet dhe hidhet ose dhurohet. Ndiqen të njëjtat hapa për çdo kategori. Mos u përqendroni të gjërat që doni të hidhni por tek ato që doni të mbani, te sendet që ju bëjnë të lumtur. Këtu qëndron sekreti.

Metoda KonMari zgjat goxha. Shtëpia është e madhe dhe çdo kategori ka nënkategoritë e veta të cilat kanë nevojë për kujdes. Nëse merreni me një kategori në ditë, do të ecni përpara me ngadalë, por me efektivitet. Rezultati përfundimtar bën që t’ia vlejë barra qiranë. Shtëpia është e lirshme, e rregullt dhe e pastër. S’do të humbisni kurrë diçka sepse e dini shumë mirë ku është. Për më tepër, mami do të ndihet krenare.

Shihni serialin në Netix ose bëni tuajin librin. Marie Kondo ka ndryshuar mjaft jetë deri më tani. Pse jo dhe tuajën?

/anabel

lajme të ngjashme