“Mentaliteti i familjes së tij na ndau”, Gresa flet për ish të dashurin nga Kukësi NULL NULL 22.11.2024 10:52 22.11.2024 10:52 Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka bërë një rrëfim të ndjerë tek Ana e Sara për ish të dashurin e saj të parë. Ajo u tregon vajzave se për të ishte ‘vetëm ai dhe Zoti’ teksa u foli edhe se si familja e saj ishin kundër asaj lidhje. “Unë kam qenë shumë e dashuruar me një djalë nga Kukësi ka qenë i dashuri im i parë. Sa fillova fakultetin në aktrim menjëherë e gjeta, unë jetoja në Prishtinë dhe ai vinte e rrinte nga 1 javë. Por, mentaliteti i familjes së tij ka qenë shumë ndryshe dhe kur e morën vesh familja ime se po dalë me të ishin shumë kundër – por duke u pjekë e kam parë se kishin të drejtë”, u shpreh Gresa. “Unë nuk kam pa kurrgjë përtej atij për mu ka qenë vetëm ai dhe Zoti. Kur ka ardh puna tek ai unë kam qenë në gjendje me i dhënë të gjitha”, u shpreh Gresa. Mes tjerash, Gresa u shpreh se pas ndarjes nga ai ishte e shkatërruar. Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.