Mëngët e gjera, tendenca e re e modës këtë vjeshtë NULL NULL 18.09.2016 16:00 18.09.2016 16:00 Pantallonat e gjera, pulovrat “oversize” apo edhe këmishët me numra më të mëdhenj, prej disa sezonesh kanë qenë trende të preferuara jo vetëm nga blogeret e njohura të modës, por edhe nga të gjitha vajzat që duan të duken fashion. Rikthimi i menjëhershëm nga vera me ngjyra të ndezura ka sjellë një ndikim të ri në veshje – mëngët këtë vjeshtë do të jetë të gjera, shumë të gjera, shkrua Revista Class. Në fustane, bluza, pulovra, por edhe xhaketa mund t’i vëresh mëngët e gjera, të cilat vijnë si një rikthim i viteve ’70 – që tani janë bërë më popullore se kurrë.