Mendohet të jetë gjetur sekreti i pavdekësisë NULL NULL 02.11.2015 08:30 02.11.2015 08:30 Një shkencëtar rus ka treguar se ka gjetur sekretin e përjetësisë, pasi që ka injektuar veten me një baketerie 3.5 milionë vjeçar. Anatoli Brouchkov,ka thënë që ndihet shumë më i shëndetshëm dhe i fuqishëm pasi ka marrë “lëngun e përjetësisë”. Brouchkov është kryetari i Departamentit të Gjeokrologjisë (studimi i pjesëve të ngrira të tokës) në Moskë, transmeton Klan Kosova. Ai ka zbuluar bakterien Bacillus F, që ka mbijetuar për miliona vjet. Jetëgjatësia e kësaj bakterie, e bëri atë dhe disa të tjerë të besojnë që mund të sfidojë rregullat e plakjes madje edhe sekretin drejtë përjetësisë. Eksperimentët me këtë bakterie janë bërë në minj dhe në qeliza të njerëzve, duke treguar kështu rezutlate intriguese në përmirësimin e jetëgjatësisë, por shkencëtarët nuk mund ta shpjegojnë se pse ndodh kjo gjë. “Që kur kam bërë këtë gjë me bakterie, unë kam filluar që të punojë më shumë”. “Madje nuk kam pasur as edhe një grip në këto dy vjetët e fundit”. “Nuk ishte tamam një eksperiment shkencor prandaj nuk mund të shpjegojë në mënyrë profesionale efektet e saj”, është shprehur Brouchkov.