Menaxheri i Ariana Grande tani ka nën mbikëqyrje edhe Demi Lovaton NULL NULL 12.05.2019 09:00 12.05.2019 09:00 Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se tani është me menaxher të ri të muzikës dhe se do të fillojë një kapitull të ri. Lovato tha se ndjehet e lumtur dhe e inspiruar për këtë kapitull të ri me menaxherin, Scooter Braun. “Djema! Ëndrrat u bënë realitet sot për mua. Unë zyrtarisht kamë një menaxher të ri. Dhe jo çfarëdo menaxheri, por një dhe të vetmin Scooter Braun”. “Nuk mundem të jem më e lumtur, më e inspiruar dhe më e ngazëllyer për të filluar këtë kapitull tjetër me ju, Scooter”. “Faleminderit që besove tek unë dhe faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi të ri. Le ta bëjmë këtë”, ka shkruar Lovato në Instagram. Scooter Braun ka nën menaxhim edhe shumë persona të tjerë të famshëm nga fusha e muzikës dhe modës, si: Ariana Grande, Usher, Justin Bieber, Martin Garrix, David Guetta, Ashley Graham, Hilary Duff, Kanye West, Tory Kelly dhe shumë të tjerë. https://www.instagram.com/p/BxV1jzjhBZr/