Melissa Barrera përjashtohet nga “Scream 7”, shkak postimet rreth konfliktit Izrael-Palestinë NULL NULL 21.11.2023 23:51 21.11.2023 23:51 Melissa Barrera nuk do të jetë më pjesë e filmit “Scream 7”. Aktorja 33-vjeçare, e cila luajti Samantha Carpenter në serinë e filmave, u hoq pas një sërë postimesh në mediat sociale rreth konfliktit Izrael-Palestinë, sipas “Hollywood Reporter”. “Variety” gjithashtu raportoi lajmin, duke shtuar se pushimi i saj ishte “për shkak të postimeve të saj në mediat sociale që i referoheshin Izraelit si një tokë ‘e kolonizuar’ dhe bëri deklarime antisemitike që hebrenjtë kontrollojnë mediat”. “Mediat perëndimore tregojnë vetëm anën [izraelite]. Pse e bëjnë këtë, do t’ju lë ta kuptoni vetë”, ka shkruar ajo në një postim. “TheWrap” gjithashtu raporton se “nuk ishte për shkak të mbështetjes së zëshme të aktores në internet për Palestinën ose për shkak të thirrjes për një armëpushim (një pozicion i mbështetur nga 68% e amerikanëve) në mes të konfliktit të vazhdueshëm në Gaza, por për shkak të postimit të Berreras në mediat sociale me përmbajtje që dyshohet se kalonte kufirin e antisemitizmit”. Xhirimet për vazhdimin e 7 nuk kanë filluar ende dhe puna ka qenë e ngadaltë në mes të grevës së Hollivudit. Tani, kompania e prodhimit “Spyglass” “pritet të rikalibrojë planet pas rastit Barrera”, thekson raporti.