Meksika zgjedh presidenten e parë grua NULL NULL 03.06.2024 10:16 03.06.2024 10:16 Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës Zonja Sheinbaum, një ish-shkencëtare e energjisë nga partia e majtë në pushtet ka premtuar se do të vazhdojë të punojë mbi “përparimet” e bëra nga ish- presidenti, Lopez Obrador, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv Në fjalimin e saj të fitores, ajo u tha votuesve: “Unë nuk do t’ju zhgënjej”. Mbështetësit e saj po festojnë në Zocalo, sheshin kryesor të qytetit të Meksikos, duke valëvitur pankarta me shkrime “Claudia Sheinbaum, presidente”. Zonja Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, Presidentin në largim Andrés Manuel López Obrador, më 1 tetor.