Megan Fox shihet si rrallë herë me burrin NULL NULL 04.04.2019 20:30 04.04.2019 20:30 70th Annual Golden Globe Awards held at the Beverly Hilton Hotel - Arrivals Featuring: Megan Fox,Brian Austin Green Where: Beverly Hills, California, United States When: 13 Jan 2013 Credit: WENN.com **Not available for publication in Germany** Megan Fox dhe Brian Austin Green kanë bërë një paraqitje të rrallë publike në Los Angeles. Çifti që janë bashkë pothuajse një dekadë janë fotografuar derisa po ecnin dorë për dore rrugëve të këtij qyteti. Fox dhe Green kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2010 dhe kanë tre fëmijë së bashku: Noah (6), Bodhi (5) dhe Journey (2). Ata ishin gati duke i dhënë fund martesës së tyre në vitin 2015 pasi aktorja kishte kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj. Megjithatë ata në vitin 2016 ishin ribashkuar. Çifti gjatë gjithë këtyre viteve së bashku ka preferuar që jetën e tyre private ta mbajnë larg syrit të publikut dhe mediave. Bashkëshorti i Fox ka folur për lidhjen e tyre të gjatë të dashurisë në një intervistë të rrallë në vitin 2017. “Martesa është e vështirë, duhet shumë mund dhe përpjekje. Mendoj se kur arrin në pikën që jemi ne, kur ke fëmijë dhe ke qenë i martuar për një kohë të gjatë dhe keni qenë së bashku për shumë kohë – thjesht duhet ta merrni shtruar”. Ai po ashtu kishte thënë se është shumë fatlum që është i martuar me aktoren e njohur. “Mendoj që çfarë e bën atë të mrekullueshme është se ajo nuk ka frikë nga asgjë dhe askush. Ajo e ndjek gjithmonë atë që do”. Por, cili është sekreti i martesës së gjatë dhe të lumtur? “Mbajeni martesën tuaj edhe kur grindeni dhe keni mosmarrëveshje duke besuar në njëri-tjetrin. Unë kam qenë në lidhje edhe më herët dhe kemi arritur në atë pikë që njëri nga ne nuk ka ndjerë më për tjetrin, por këtë nuk e kam arritur asnjëherë me Megan”. “Ne grindemi dhe kemi mosmarrëveshje, por gjithmonë e gjejmë një rrugëdalje”, ka deklaruar aktori amerikan.