Reagim i fortë i Zhegrovës ndaj Lalës: Suksesi im erdhi nga puna NULL NULL 12.07.2026 19:51 12.07.2026 19:51 Sulmuesi i Juventusit, Edon Zhegrova, ka reaguar ndaj kritikave të ish-futbollistit të Shqipërisë, Altin Lala, i cili kishte deklaruar se kosovari do të luante më shumë nëse do të ishte më i fokusuar te futbolli. Lala, në një podcast për “Telesport”, kishte thënë se Zhegrova është i përqendruar te veturat dhe orët luksoze, duke lënë të kuptohet se kjo ka ndikuar në minutat e tij te Juventusi. Përmes një postimi në “Instagram Story”, Zhegrova i kundërshtoi këto komente, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i punës dhe sakrificës. “Disa njerëz jetojnë duke komentuar jetën e të tjerëve. Unë preferoj ta jetoj timen. Suksesi nuk matet nga mendimet e atyre që flasin në studio, por nga puna që e bëj çdo ditë”, shkroi Zhegrova. Ai shtoi se rrugëtimi i tij nga Prishtina deri te Juventusi është ndërtuar me përkushtim. “Jam këtu falë punës dhe sakrificës nga Prishtina, Kosova ime. Gjithmonë krenar”, përfundoi sulmuesi kosovar.