Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmet e fundit SHBA-Iran, Pakistani kërkon ulje të tensioneve

NULL NULL
12.07.2026 18:50

Pakistani ka shprehur shqetësime për përshkallëzimin e fundit të tensioneve në Lindjen e Mesme, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani shkëmbyen një tjetër valë sulmesh.

Vendi, i cili ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin e bisedimeve të paqes midis Uashingtonit dhe Teheranit në muajt e fundit, po i ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit mes dy shteteve.

Në një deklaratë për media, Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit ka kërkuar nga palët që të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve, raporton CNN.

“Palët të ndërmarrin hapa të menjëhershëm drejt uljes së tensioneve dhe të mbështesin angazhimet e marra si pjesë e memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar nga SHBA-ja dhe Irani, muajin e kaluar”, thuhet në deklaratë.

Aty thuhet se Pakistani mbetet i përkushtuar për të ofruar të gjithë mbështetjen drejt arritjes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon përmes dialogut dhe diplomacies. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme