Medikamenti Aspirin, luftues i kancerit NULL NULL 20.09.2015 10:49 20.09.2015 10:49 hand with pills medicine tablets and glass of water for headache on a white background Medikamenti Aspirin, sipas hulumtimeve të fundit, ndihmon në luftimin e kancerit. Kjo u vërtetua ngase ajo vret molekula që mundësojnë përhapjen e tumoreve në sistemin imunitar, shkruan Mail Online përcjellë Klan Kosova. Madje ky lajm u tha nga akademikët se përbënë një diferencë të madhe për luftën ndaj kancerit, kështu njëri nga hulumtuesit profesor i mjekësisë Caetano Reis që drejtoi këtë testim në Londër, pohoi se ka disa lloje të ndryshme të kancerit që prodhojnë molekulën PGE2 si një mënyrë për t’i shmangur qelizat e sistemit imunitar që aspirina i largon. Prof Caetano ka pohuar se aspirina do të bentë një ndryshim të madh te të prekurit nga kanceri gjatë terapive të tyre. “Është ende vetëm fillimi i punës tonë por kjo është diçka që mund t’i ndryshojë jetën pacientëve tanë,”- ka vazhduar ai.