Mediat, viktima “anësore” të dhunës nga protestuesit në veri (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 31.05.2023 20:37 nga Flamur Gajtani 31.05.2023 20:37 Tri dëmtime të veturave të mediave e një sulm ndaj gazetarëve. Vetëm të mërkurën, u evidentuan katër raste të vandalizimeve ndaj ekipeve të televizioneve kosovare në veri të vendit, duke e çuar në 19 raste që nga e hëna, raporton Klan Kosova. Ky numër është alarmant për Asociacionin e Gazetarëve, që këmbëngulin se duhej mbajt përgjegjës ata që çojnë dorë mbi reporterët. Zbardhjen e atakuesve të ‘informatorëve’ e kërkon edhe Mërgim Lushtaku, deputet i Komisionit parlamentar për Media, meqë sulme të tilla ‘pa autorë’, pati edhe gjatë kohës së barrikadave. Në këtë situatë, sipas kreut të Kuvendit Glauk Konjufca, duhet intervenuar forcat e rendit. Dhunën ndaj ‘pushtetit të katërt’, siç njihen mediat, e kanë dënuar edhe misionet diplomatike në Kosovë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.