Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mediat në demokraci janë: “Lule mos prek”!

123
string(13) "Adnan Merovci" string(66) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/06/adnan-merovci.jpg"
nga Adnan Merovci 15.06.2023 20:59
Klan Kosova

Në shoqëritë demokratike ekzistojnë 3 pushtete: Legjislativi, Ekzekutivi dhe Gjyqësori. Teoria dhe praktika demokratike na kanë mësuar se ekziston edhe pushteti i katërt dhe ai është Media. Për ndryshim, tri pushtetet e para kanë mundësi ekzekutimi të vendimeve, ndërsa mediat kanë manifestim induktiv, ndikues, sensibilizues etj. Këto 4 pushtete ekzistojnë për popullin, qytetarët, publikun. Këto edhe mund të ndërveprojnë në mes vete kur cenohet interesi i publikut. Ato mund edhe të “kacupiten” në mes vete por çdo herë duke u bazuar në “stupcin e demokracisë” që quhet: sundim i ligjit. Të katër pushtetet duhet ta ndjekin të njëjtin diskurs dhe ai është “Rule of Law” (Sundim i Ligjit).

T’i kthehem temës.

Rasti i fundit në mes të njërit pushtet – Ekzekutivit dhe një Medie KlanKosovës ka dy aspekte. Njëri është ai administrativ e tjetri ka të bëjë me veprimtarinë mediale që quhet transmetim audio-vizuel. Pra njëri është KlanKosova Sh.P.K. si Shoqëri Tregtare e tjetri KlanKosova TV si Ofrues i Shërbimeve Mediale. Ky i fundit për të operuar duhet të pajiset me licencë nga rregullatori i mediave audio-vizuele që në Kosovë quhet Komisioni i Pavarur i Madiave (KPM). KPM është institucion i pavarur kushtetues të cilin e zgjedh Parlamenti i Kosovës. Pra KlanKosova TV sa i përket veprimtarisë së vetë i përgjigjet licencuesit që në këtë rast është KPM. Vetëm KPM-ja mund ta pezullojë ose ta ndërpres një të licensuar të vetin që në këtë rast është KlanKosova TV. KlanKosova TV për t’u licencuar në KPM është dashur t’i atribuohet një entiteti ekonomik të regjistruar në Kosovë (ARBK) që në këtë rast është KlanKosova Sh.P.K si Shoqëri Tregtare e cila në regjistrin e veprimtarive duhet të ketë edhe atë mediale (transmetimin audio – vizuel ose radio transmetimin). Përndryshe si Sh.P.K, ajo mundet të merret edhe me shitjen e patateve nëse e ka këtë veprimtari në regjistrin e përshkrimit të bizneseve. Sh.P.K. për tu regjistruar në ARBK në mes tjerash duhet të deklarojë aksionarët që mund të jenë persona fizik ose juridik ose të dyja bashkë. Megjithatë bazuar në legjislacionin sekondar të KPM-së (Rregulloreve të brendshme), Shoqëria Tregtare që aplikon të licencohet nga KPM duhet që si aksionar – pronar të ketë Kompani vendore ose OJQ ose të dyja bashkë.

Ekzekutivi paska gjet shkelje dhe ka pezulluar certifikatën e biznesit të KlanKosova Sh.P.K. në lidhje me emërtimin e lokacioneve të pronarëve gjatë ndërrimit të tyre.

Deri këtu jemi në rregull!

Tani t’i kthehemi rolit të medias gjegjësisht KlanKosovës TV, e cila i ka preokupim dhe përcaktim pikërisht shkeljet qe i bëjnë të tri pushtetet tjera dhe i publikon, lufton dhe avokon që të trajtohen ligjërisht. Kjo dmth edhe për rastin e denoncimit të një shkeljeje ligjore të një kompanie që quhet KlanKosova Sh.P.K. nga Ekzekutivi, KlanKosova TV ka publikuar këtë pretendim të Ekzekutivit. Megjithatë këtu tani “përzihen kabllot”, Ekzekutivi në asnjë sqarim nuk ka shpjeguar që është indiferente ndaj KlanKosova TV-së por pikërisht ka lënë të kuptoj se ajo po e denoncon një medie. Këtu Ekzekutivi ka bërë gabim kardinal sepse ajo vetë e then ligjin kur e sfidon një medie duke qenë e obliguar që t’i krijojë hapësirë ligjore për të operuar.

Tani Ekzekutivi duhet të sqarohet, është kundër Shoqërisë Tregtare (KlanKosova Sh.P.K) apo kundër medias KlanKosova – TV?

O Ekzekutiv kuptojeni që vetëm KPM mund ta mbyllë një medie dhe këtë mund ta bëjë në dy raste. E para kur në vazhdimësi një medie vazhdon mos t’i zbatojë vendimet e KPM-së dhe si rezultat i mosdëgjueshmërisë së vazhdueshme KPM merr vendim për revokim të licencës dhe në fund dërgon policinë që ta ndërpres transmetimin dhe t’i konfiskojë pajisjet transmetuese dhe e dyta kur përmbajtja transmetuese cenohet siguria publike dhe kombëtare (thërret për dhunë etj).

KPM-ja ka kapacitete dhe kurajë profesionale të mos i nënshtrohet asnjë presioni përveç të ndjek anën ligjore dhe të komunikoj me të licencuarin për të gjetë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Zgjidhje ligjore në mes KPM-së dhe KlanKosova – TV ka mjaftueshëm.

Në fund them se KlanKosova – TV si OSHM s’ka nevojë të brengoset sepse këtu nuk flitet për mundësi të mbylljes së saj përveç se Ekzekutivi e ka treguar një ligështi duke gjuajtur një gurë me tendencë të fshehjes së dorës.

Nuk i nxihet ekrani KlanKosova – TV-së, jo!

Në demokraci mediat janë: “Lule mos prek”!

Adnan MEROVCI,

Ish-Kryetar i KPM-së

lajme të ngjashme