Më të mirët e Bafta TV, befason “Peaky Blinders” (VIDEO) NULL NULL 14.05.2018 12:00 14.05.2018 12:00 Ceremonia e ndarjes së çmimeve Bafta TV për këtë vit, ishte mjaft interesante dhe solli risi. Duke filluar nga dukjet fantastike në tepihun e deri tek pretendentët e çmimeve të televizionit, gjithçka ishte glamuroze dhe e bukur. Seriali dramë me gangsterë “Peaky Blinders” ishte ndër befasitë e natës, pasi mori çmimin për dramën më të mirë. “Peaky Blinders”, që brenda gjashtë sezonave vetëm sa shkon dhe fuqizohet, kurrë më parë nuk kishte fituar ndonjë çmim Bafta dhe ishte i nominuar në vetëm një kategori. Krijuesi i kësaj drame u shpreh tejet i lumtur me çmimin, përderisa la të hapur mundësinë e realizimit të një filmi nga ky serial. “Murder In Successville” ishte më i miri në zhanrin komedi. Tom Davis, i cili luan në këtë serial njëkohësisht është edhe bashkë-skenarist, ka thënë se ndjehet i mahnitur me çmimin. Aktorja më e mirë në rolin kryesor ishte Molly Windsor me rolin e saj tek “Three Girls” përderisa aktori më i mirë u shpall Sean Bean me rolin e tij tek “Broken”. Vanessa Kriby u nderua me çmimin e aktores më të mirë në rolin dytësor tek “The Crown”, ndersa Brian F O’Byrne mori çmimin për aktorin më të mire në rol dytësor me “Little Boy Blue”. “The Handmaid’s Tale” që tashmë është nderuar me çmime të ndryshme, ishte më i miri në kategorinë e projekteve ndërkombëtare. Dokumentari më i mirë u zgjodh “Rio Ferdinand: Being Mum and Dad” nga BBC One. Sa i përket industrisë së zbavitjes për performancën më të mirë u nderua komediani Graham Norton me show-in e tij “The Graham Norton Show”. Ndërkohë programi zbavitës më i miri ishte “Britain’s Got Talent”.