Me tanke e fishekë, Gjermania ndihmon ushtarakisht Ukrainën NULL NULL 24.05.2024 21:44 24.05.2024 21:44 Qeveria gjermane ka njoftuar se ka dërguar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën. “Paketa përfshin 8,500 predha artilerie dhe dhjetë tanke luftarake Leopard 1 F5 të ofruara së bashku me Danimarkën”, bënë të ditur nga Ministria Federale Gjermane e Mbrojtjes, transmeton Klankosova.tv Sipas informacionit në faqen e ministrisë, paketa e asistencës përfshin gjithashtu një mjet rikuperimi të blinduar, mbi 1.75 milion fishekë për armë zjarri, 111 pushkë, 540 mitralozë etj.