Më shumë seks = Më të mençur NULL NULL 22.06.2017 12:39 22.06.2017 12:39 Mund të jeni vënë në pozitën: Dëshironi që të bëni seks, por që ndjeni se a duhet po ashtu të shkoni të bëni gudoku për të përmirësuar funksionin e sistemit tuaj kognitiv. Po që është dilemë. Por mos u ndjeni i hamendësuar më. Pasi sipas një studimi të ri seksi ju bënë më të mençur, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova. Veçanërisht te ata pak më të vjetër, marrëdhënia seksuale e rregullt lidhet me mprehtësinë e mendjes së tyre. “Seksi në vitet më të vonshme…jo që është i rëndësishëm vetëm për marrëdhënien, por edhe për faktorë të tjerë, pasi ndikon në sistemin kongitiv”, ka thënë lideri i hulumtimit, Dr. Hayley Wright. Ata kanë bërë një hulumtim ku kanë marrë 73 pjesëmarrës, 28 burra dhe 45 gra mes moshës 50 – 83 dhe kanë shikuar aktivitetin e tyre seksual. 37 kanë kryer marrëdhënie për javë, 26 për muaj dhe 10 kurrë. Më pas është testuar funksioni i tyre trunor dhe ka dalë se ata që kanë kryer marrëdhënie më shpesh kanë treguar rezultate dyfish më të mira se ata që kanë bërë seks rrallë, pse fare.