Më shumë se 40 deve u skualifikuan nga konkursi i bukurisë, shkak Botoksi NULL NULL 09.12.2021 10:29 09.12.2021 10:29 Organizatorët e një konkursi bukurie për devetë në Arabinë Saudite thanë se 43 kafshë janë skualifikuar nga gara për aplikimin e trajtimeve me Botox, tërheqjen e fytyrës dhe procedura të tjera kozmetike. Zyrtarët në Festivalin Mujor të Devesë së Mbretit Abdulaziz në shkretëtirën verilindore të Riadit sqaruan se ekzaminimet e deveve në konkursin e bukurisë zbuluan se 43 prej kafshëve kishin marrë injeksione me Botox, procedura për ngritjen e fytyrës, injeksione hormonale dhe përmirësime të tjera të ndaluara. Konkursi, i cili mbart një çmim prej 66 milionë dollarësh për mbarështuesin e kafshës fituese, paraqet gjyqtarët që i vlerësojnë devetë në bazë të formave të kokës, qafës dhe gungave të tyre, si dhe veshjes dhe qëndrimeve të deveve. Ata shtuan se teknologjia e avancuar u përdorë për të kontrolluar devetë për përmirësime artificiale dhe 43 prej tyre u skualifikuan për shkak të gjetjeve të lartcekura, duke e shënuar kështu numrin më të madh të skualifikimeve në historinë e këtij konkursi.